Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende rrugët janë të lagështa

11.09.2026 09:40

Në pikat kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti..

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut dhe rënie gurësh.
 
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.