Maqedoni

Kuvend: Deputetët e opozitës do t’i parashtrojnë pyetje Qeverisë

11.09.2026 10:31

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 122-të plenare....

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 122-të plenare. Pas miratimit të rendit të ditës, deputetët e opozitës gjatë dy orëve të ardhshme do t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave.

Në rend dite janë disa propozim-vendime për shkarkimin dhe emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave për ndarjen e çmimeve shtetërore “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, “22 Nëntori”, “Nënë Tereza” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”, si dhe propozim-vendimi për emërimin e një anëtari të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
 
Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për Revizionin Shtetëror, në lexim të parë.
 
Me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshime në disa ligje, mes të cilave ligjet për veprimtaritë komunale, ndërtimin, transportin në komunikacionin rrugor, inspektimin sanitar dhe shëndetësor dhe masat restriktive.
 
Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për mënyrën e zhvillimit të intervistës, vlerësimit dhe poentimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Këshillit Gjyqësor, si dhe propozimi për interpretim autentik të një dispozite të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.