Botë
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi 258 vende në Parlamentin turk
18.06.2015 18:25
Partia turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi 258 prej gjithsej 550 vendeve në Parlamentin turk në zgjedhjet më 7 qershor...

Partia turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi 258 prej gjithsej 550 vendeve në Parlamentin turk në zgjedhjet më 7 qershor, derisa forca e dytë është Partia Popullore Republikane (PPR) fitoi 132 vende, tregojnë të dhënat zyrtare të zgjedhjeve, të shpallura sot.
Të dy partitë e tjera të cilat kanë hyrë në Parlament - Partia e veprimit nacionalistik dhe Partia Demokratike Prokurde e Popujve, fituan nga 80 vende, deklaroi kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor, Sadi Gjuven.
Jehona e votuesve ka qenë 84 për qind. Gjithsej 56 milionë qytetarë turq kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje./mia
