Botë
NATO-ja ka ndjekur anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete
11.09.2026 11:22
Forcat e NATO-s kanë ndjekur disa anije ruse në ujërat e Arktikut...

Forcat e NATO-s kanë ndjekur disa anije ruse në ujërat e Arktikut, të cilat dyshohet se po zhvillonin stërvitje për të sulmuar kabllot nënujore me një teknologji të re sabotimi, raporton Reuters, duke cituar zyrtarë perëndimorë të njohur me çështjen. Përballja është zhvilluar pranë arkipelagut të Svalbardit.
Sipas zyrtarëve, Britania e Madhe dhe Norvegjia i kanë përcjellë Moskës informacionin e mbledhur gjatë operacionit, në një sinjal se aktivitetet ruse në zonat strategjike të veriut po monitorohen nga afër nga vendet e NATO-s. Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, tha se operacioni i përbashkët kishte për qëllim t’i tregonte Rusisë se veprimet e saj nuk mund të kryheshin në mënyrë të fshehtë.
“Përmes operacionit tonë të përbashkët, ne i dërguam një mesazh të qartë Rusisë se ata nuk mund të veprojnë fshehurazi.”, deklaroi Sandvik, duke shtuar se përshkallëzimi i tensioneve në veriun e largët nuk është në interesin e askujt.
