Në këshillin e prokurorëve publikë pritet zgjedhja e kreut të ri të PTHP-NKOK
11.09.2026 11:32
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do të mbajë seancën e 50-të...

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot formon komisionet lidhur me procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri publik themelor të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në konkursin për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri tani janë paraqitur pesë prokurorë publikë. Sipas informacioneve nga kryetari i Shoqatës së Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, kandidaturat i kanë dorëzuar prokurori i lartë publik, Jove Cvetanovski; prokurori në Prokurorinë e Lartë Publike dhe ish-prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov; prokurorja e PThP Shkup, Lidija Raiçeviq; si dhe prokurorët e PThP-NKOK, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi. Zgjedhja e prokurorit të ri publik themelor të PThP-NKOK është caktuar për 28 tetor 2026.
