Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e Llaskarcës
11.09.2026 11:34
Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit për aksidentin e autobusit në Llaskarcë...

Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, me të cilin ishin rritur dënimet për disa nga të dënuarit në krahasim me vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.
Lënda është kthyer për rigjykim dhe vendimmarrje. Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme, Këshilli për Vepra Penale vendosi për këtë lëndë në seancën e djeshme dhe mori vendim me të cilin pranohen kërkesat e paraqitura nga të dënuarit përmes avokatëve të tyre mbrojtës.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkupit i 17 prillit 2025 revokohet dhe lënda kthehet për rigjykim dhe vendimmarrje.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
