Botë
Obama kërkon veprime për dhunën me armë
18.06.2015 20:08
Policia në Shtetet e Bashkuara ka arritur të kap 21 vjeçarin, i cili dyshohet se ka vrarë 9 persona në një kishë në Charleston të Karolinës Jugore...

Presidentin Barack Obama shprehu dhimbjen e tij për këtë ngjarje, dhe bëri thirrje që që ndërmerren veprime për dhunën me armë.
Ky sulm është duke u hetuar si “krim i urrejtjes”. Ai ndodhi në kishën afrikano-anerikane, në Charleston.
Gjashtë gra dhe tre burra vdiqën gjatë këtij sulmi, duke përfshirë këtu edhe pastorin e kishës./mia
