Kumanovë, Gushti me shumë zjarre

12.09.2026 13:22

Për shkak të temperaturave të larta...

Për shkak të temperaturave të larta në rajonin e Kumanovës kanë shpërthyer zjarre të shumta sidomos në viset me bari të thatë dhe therrnishte duke shkaktuar rrezik edhe për vendbanimet e afërta.

Kjo ka ndikuar që zjarrfikësit e njësitit territorial të Kumanovës të jenë të stërngarkuar me punë rreth shuarjes së zjarreve gjithëandej ku kishte nevojë. Intervenime kishte edhe gjatë muajit korrik, por ato ishin kryesisht të karakterit teknik.

“Muaji gusht ishte i stërngarkuar për zjarrëfikësit tanë pasiqë në lokalitete të ndryshme të rajonit të Kumanovës dhe Likovës shpërthenin zjarre në sipërfaqe në therrnishte dhe bari të thatë. Ndërkaq si rezultat i motit të lig dhe stuhisë që kishim gjatë muajit korrik në Kumanovë kishim intervenime të shumta teknike. Ekipet e njësitit tonë intervenuan në sanimin pasojave siç ishte pastrimi i çative të dëmtuara, pemëve të thyera e të shkulura. Në këtë aktivitet na ka ndihmuar edhe N.P. ‘Pastrim dhe Gjelbërim’. Gjithashtu kemi intervenuar edhe në territorin e komunës së Likovës pasiqë në këtë komunë nuk ka njësit të zjarrëfikësve. Kemi  intervenuar në fshatin Nikushtak ku kishte shpërthyer një zjarr i madh i cili kishte përfshirë një pjesë të pyllit. Me përfaqësues të Pyjeve të Maqedonisë, Drjetorisë për mbrojtje dhe shpëtim disa herë kemi intervenuar në ato pjesë për shuarjen e zjarreve. Githashtu ndihmë i ofrojmë edhe komunës Nagoriç i Vjetër, kuptohet kur paraqitet nevoja", theksoi mes tjerash, Boris Stankovski, Komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Kumanovë.

Edhe këtë herë në aktivitetet e dendura të njësitit të zjarrëfikësve të Kumanovës në ndihmë u kanë dalur ekipet e NP Pastrim dhe gjelbërim, Ekipet e Pyjeve Nacionale të Maqedonisë, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Kriza si dhe vet banorët lokal. (Fatlum Aqifi, TVM2)