Botë
"Boko Haram" vrau të paktën 40 persona në dy fshatra në Niger
18.06.2015 20:26
Të paktën 40 persona janë vrarë nga grupi islamist nigerian "Boko Haram" në dy fshatra në Nigerin fqinj, njoftuan autoritetet lokale...

Sulmuesit kanë shkretuar dyqane dhe kanë djegur shtëpi në vendet e banuara në afërsi të kufirit me Nigerinë herët në mëngjes dhe më pas janë arratisur.
"Boko Haram" në prill kreu sulm në Niger, në të cilin jetën e humbën të paktën 58 persona.
