Ekonomi, Mickoski: Paguajmë çmimin e keqmenaxhimit të qeverisë paraprake

12.09.2026 16:06

Kryeminstri Hristijan Mickoski me kritikë ndaj qeverive paraprake...

Kryeminstri Hristijan Mickoski me kritikë ndaj qeverive paraprake për keqmenaxhim me shtetin, e për pasojë sipas tij, llogaritë tani po i paguajnë qytetarët. Duke ururar që mos të vijnë më në pushtet qeverisje të tilla, Mickoski tha se me mendimin e tij, pajtohet pjesa dërmuese e qytetarëve.

“Mënyrën se si ata qeverisën, llogaritë sot i paguajmë ne, derisa ata jetojnë në melosin e  yjeve muzikore nga rrethi i destinacioneve të shtrenjta ekzotike, lundrojnë në jahte të shtrenjta, ne i paguajmë, respektvisht, ju qytetarët i paguani llogaritë e asaj kohe kur ata menaxhonin me kriza. Mos dhashtë Zoti të ndodhin më qeveri të tilla, ndërsa më vjen keq që LSDM-ja sërish e lëshoi shansin për të kërkuar falje për të gjitha ato poliitka kriminele, banditeske, jokomëbtare nga ato dy qeveri të cilat LSDM-ja sot del dhe i mbron. Unë nuk e di se si kanë ndërgjegje t'i shohin qytetarët në sy pas gjithë atyre gjërave qëmi kanë bërë në shtata vite.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

LSDM-ja Mickoskit: Shkurtoni nga luksi, rritni pagat e punëtorëve

Por në anën tjetër LSDM  me kundër akuzë  qeverisë për destinim të mjeteve buxhetore në aeroplane qeveritare, në vend që ato para të arrijnë në xhepin e qytetarit, duke theksuar sërish kërkesën për rritjen e pagës minimale krahas  inflacionit të vazhdueshëm.

“Çmimet e ushqimit dhe të derivateve kanë arritur qiellin ndërkaq paga minimale prej rreth 26 mijë denarësh, është e pamjaftueshme për jetë dinjitoze. Shporta sindikaliste është 70 mijë denarë, shpenzimet mujore me qera apo me kredi banesore, tejkalojnë 90 mijë denarë. Kur kësaj i shtohen 7 mijë denarë për material shkollor, 5 mijë për transport, 6 mijë për veshmbathje dhe shpenzimet shtesë për shëndetësi, është e qartë se familjet nuk mund të dalin në fund të muajit. Mjete ka, por Qeveria i shpenzon për punë të gabuara.”

Nga LSDM porosisin Qeverinë që të  shkurtojë nga lukset e ekzekutivit dhe ato mjete t'i  shpërndajë në  rritjen e të ardhurave  të punëtorëve dhe në mbrojtjen e standartit jetësor.Insitojnë në pagë minimale prej 600 eurove. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)