Kosovë, marsh në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

12.09.2026 16:29

Të mbledhur nga Kosova e trevat tjera shqiptare...

Të mbledhur nga Kosova e trevat tjera shqiptare dhe nën organizimin e platformës “Liria ka Emër",  në Prishtinë u marshua  një mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke folur para mediave ka thënë se qëllimi i tubimit nuk është mbrojtja e individëve, por mbrojtja e së vërtetës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Drejtësia nuk guxon të shndërohet në rishikim të historisë, ka thënë Gucati, duke kërkuar njëherësh që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të jetë i drejtë dhe i paanshëm, duke respektuar të drejtat e të gjithë të akuzuarve.

Marshi zhvillohet vetëm katër ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në rastin ku ish-udhëheqësit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte. Tubimi  zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Vendimi i shkallës së apparë nga Gjykata e Hagës shpallet më 16 shtator.

Në mbështetje të marshit kanë dalë edhe figura nga spektri politik dhe ai publik. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)