Botë

Tbilisi: Akoma ka kafshë të lira në qytet

18.06.2015 21:39

Autoritetet e kopshtit zoologjik në Tbilisi të Gjeorgjisë thonë se disa kafshë akoma janë të lira, pas vërshimeve të fundjavës së kaluar...

Autoritetet e kopshtit zoologjik në Tbilisi të Gjeorgjisë thonë se disa kafshë akoma janë të lira, pas vërshimeve të fundjavës së kaluar, ku si pasojë e dëmtimit të kopshtit, shumë kafshë ikën që aty.
 
Zëdhënësja e kopshtit, Mzia Sharashdze ka thënë se “shumë kafshë konsiderohen të humbura, por me qëlim që ne të dijmë numrin e saktë të tyre, ne duhet të saktësojmë se sa kafshë kanë vdekur dhe sa kanë shpëtuar”, ka thënë ajo.
 
Vërshimet e fundjavës së kaluar në pjesët qendrore të Tbilisit, shkatërruan kopshin zoologjik dhe vranë 19 njerëz, përfshirë këtu edhe 3 punonjës të kopshtit.
 
Më 17 qershor, një tigër që kishte ikur nga kopshti e vrau në person.
 
Më shumë se gjysma e kafshëve të kopshtit, i cili kishte rreth 600 kafshë ose janë mbytur në vërshime ose janë vrarë nga policia./evropaelire