Central i ri kogjenerues në Shkup me investim prej 2.5 milionë eurosh

12.09.2026 16:45

Kompani e njohur “TESSA Energy”...

Kompani e njohur “TESSA Energy”, e cila në vitin 2024 kishte marrë përsipër menaxhimin e ish-Ngrohtores Shkupi Sever, e vuri në punë centralin e ri të kogjenerimit. Bëhet fjalë për një investim prej 2.5 milionë eurosh, dhe dy gjeneratorët do të prodhojnë 2.1 megavat energji elektrike dhe 2.6 megavat nxehtësi.

Sipas pronarit të kësaj Kompanie Ajri Shej, ky është vetëm fillimi i investimeve që parashikojnë të realizojnë në këtë fushë.

“Sot nuk po shënojnë vetëm lëshimin në përdorim të këtyre kapaciteteve Energjetike, por po shënojmë fillimin e një cikli më të gjerë të Investimeve dhe një faqe të re për ‘Tessa Grup’. Për ne, këto nuk ishin vetëm vendime biznesi, morëm përsipër një objekt shumë të rëndësishëm energjetik, por edhe një përgjegjësi për të ruajtur dhe modernizuar më tej sistemin që siguron energji termike për familjet dhe objektet e tjera në Çair dhe Butel. Por nuk u ndalëm me kaq.” – tha pronari i “Tessa energji”, Ajri Shej.   

Ministri i ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Muhamet Hoxha, dha shpjegime rreth këtij investimi, që përfshinë mbi 500 amvisri dhe 14 institucione.

“Investimi i Kompanisë ‘Tessa Energji’ dëshmon sa e rëndësishme është përgjegjësia e gjithë faktorëve, veçanarishtë atyre nga sektori i Energjetikës dhe Industrisë për sjelljen e ndryshimeve pozitive në mjedisin jetësor. Ky central kogjenerues me gaz është një shembull i tillë, ku në fazën e parë sigurohet ngrohja qendrore për rreth 500 amvisri, dhe 14 institucione në teritorin e Komunës së Çairit, dhe atij të Butelit, në fazën e dytë do të ketë rritje shtesë të prodhimit vendor të Energjisë Elektrike dhe do të përforcohet sistemi i ngrohjes qendrore”. – u shpreh Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Muhamet Hoxha.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, theksoi se Qeveria do të jetë partner i barabartë i kompanive vendore të cilat investojnë në tranzicionin e gjelbër të vendit dhe kontribuojnë në pavarësinë energjetike.

“Ne si Ministri e Transportit, do të vazhdojmë t'i mbështesim këto investime dhe të përfundojmë të gjitha procedurat administrative sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe mundësinë për të pasur edhe më shumë investime të tilla, sepse tranzicioni i gjelbër është ajo që i duhet vendit. Sigurisht, ky investim do të kontribuojë edhe në uljen e ndotjes brenda qytetit të Shkupit, gjë që, paralelisht me projektet e tjera që po bëjmë për qytetin e Shkupit - siç është futja e një treni urban, siç është blerja e autobusëve të rinj elektrikë - sigurisht që do të kontribuojë shumë në uljen e ndotjes". – deklaroi Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Në hapjen solemne, morrën pjesë i gjithë establishmenti politik në vend, përfshirë këtu edhe Kryeministrin e vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)