Ekonomi
Ministri Neziri në forum rajonal ekonomik në Sofje
19.06.2015 09:13
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot me ftesë të kolegut të tij bullgar, Bozhidar Lukarski do të marrë pjesë në Forumin ekonomik për Evropën Juglindore që mbahet në Sofje...

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot me ftesë të kolegut të tij bullgar, Bozhidar Lukarski do të marrë pjesë në Forumin ekonomik për Evropën Juglindore që mbahet në Sofje, në kuadër të kryesimit të Republikës së Bullgarisë me Procesin e bashkëpunimit të EJL-së.
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, në forum, Neziri së bashku me ministrat e ekonomisë nga rajoni do të bisedojë për bashkëpunimin ekonomik midis vendeve në Evropën Juglindore.
Është paraparë që ai të mbajë edhe takim pune me ministrin bullgar të Ekonomisë./mia
