Komuna e Likovës, ndihmë financiare për nxënësit e klasës së parë
Komuna e Likovës ka publikuar një njoftim...

Komuna e Likovës ka publikuar një njoftim për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare prej 2 mijë denarëve për fëmijët e regjistruar për herë të parë në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.
Përfitues të kësaj ndihme janë nxënësit që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga komuna, ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen nga prindërit ose kujdestarët ligjorë.
Prindërit dhe kujdestarët ligjorë të fëmijëve të regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, të cilët kanë vendbanim në territorin e Komunës së Likovës, mund të aplikojnë për ndihmën e njëhershme financiare.
Sipas njoftimit të komunës, për të përfituar nga kjo masë, nxënësi duhet të jetë i regjistruar për herë të parë në klasën e parë.
“Gjatë aplikimit, prindërit ose kujdestarët ligjorë duhet të dorëzojnë disa dokumente. Dokumentet e nevojshme janë: Vërtetim origjinal nga shkolla fillore për regjistrimin e nxënësit në klasën e parë. Kopje e letërnjoftimit të vlefshëm të prindit ose kujdestarit ligjor. Të dhënat e llogarisë bankare të prindit ose kujdestarit ligjor. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Komunës së Likovës, brenda afatit të përcaktuar në shpallje. Afati i fundit i aplikimit është 17 shtatori 2026", thuhet në njoftimin e komunës së Likovës.
Nga komuna u bëhet thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që i plotësojnë kushtet, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm me kohë.
Prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje afatit të aplikimit dhe të sigurohen që dokumentacioni i kërkuar të jetë i plotë gjatë dorëzimit në Arkivin e Komunës së Likovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)
