Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë “Kurti 4”

13.09.2026 16:02

Pas shumë kundërshtimeve dhe diskutimeve...

Me 62 vota PRO, 8 kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti i Republikës së Kosovës votoi për përbërrjen e Qeverisë “Kurti 4”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ekspozitën e tij, thekësoi se si Qeveri do të përkushtohen për zhvillim më të lartë ekonomik, kujdes të veçantë për rastet sociale, dhe investime më të mëdha në Arsim, Shëndetësi, dhe Mbrojtje.

Gjatë prezantimit të reformave të planifikuara dhe programit qeverisës, Kurti bëri të ditur përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

Kabineti i prezantuar nga Kurti është si në vijim:

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës;

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme;

Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë;

Fikrim Damka, zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim;

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes;

Hekuran Murati, ministër i Financave;

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;

Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;

Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit;

Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës;

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;

Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike;

Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë;

Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim;

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë;

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë;

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

Rasim Demiri, ministër për Zhvillim Rajonal.

Seanca e Konstituimit të Qeverisë erdhi pasi kohë më parë Kuvendi i Kosovës konstituoi Kuvendin me zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thekësuar se Kuvendi nuk mund të bëhet peng i asnjë subjekti politik.

“Kuvendi nuk mund të mbetët peng i askujt, i asnjë subjekti politik, prandaj edhe vazhdojmë me propozimin nga LDK, Kujtim Shala për Nënkryetar i Kuvendit, urime z.Shala” – tha Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në seancë, Kujtim Shala nga LDK është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 75 vota “për”. Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq është zgjedhur nënkryetare me 62 vota “për”, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

Ndërsa nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare me 70 vota “për” dhe 7 abstenime.

Me këtë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konstatuar se legjislatura e XI e Kuvendit të Kosovës konsiderohet e konstituuar. Ajo ka thënë se, përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë, deputetët e kësaj partie nuk ishin të pranishëm. (Fitim Kryeziu, TVM2)