Mickoski: Do ta ulim TVSH-në e karburanteve në 10%
Qeveria e vendit do ta ulë TVSH-në...

Qeveria e vendit do ta ulë TVSH-në për karburantët nga 18 në 10 për qind, kjo masë është sjellë në një seacë të jashtë zakonshëm të Qeverisë, me qëllim që të ndikohet sadopak në rritjen e vazhdueshmë të çmimit të karburantëve.
Sipas Kryeministrit Hristijan Mickoski, ky vendim vijë pikërishtë para se Komisioni Regullativ për Energjetik të bënë të ditur çmimet e reja për derivatet e naftës.
Sipas numrit një të Qeverisë, ulja e TVSH-së do të ndikon në ulejne çmimit të dizelit.
“Do të sjellim një vendim për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës edhe atë nga 18 në 10 për qind, dhe presim që në vend të kemi ulje të çmimeve sidomos të dizelit” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Sipas Mickoskit ulja e TVSH-së do të lë gjurmë të drejtpërdrejta për të ardhurat buxhetore, por sipas tij parim kryesor është standardi jetës i qytetarëve.
“Parimi jonë si Qeveri është që ta ruajmë standartin jetësor të qytetarëve, do të vazhdojmë të luftojmë edhe pse edi që nuk do të jetë e lehtë, sidomos këtu kanë ndikuar luftrat, dhe kriza energjetike” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Edhe pse çmimet kanë qenë vazhdimisht në rritje, Mickoski vazhdon të mendon se në vendin tonë çmimet e derivative të naftës janë më të ulta në rajon.
Por nga LSDM-ja opozitare kanë vlerësuar se ky hap i Qeverisë është shumë i vonuar, nga e cila pretendojnë se Qeveria po reagon vetëm pasi çmimet e larta kanë ndikuar tashmë në standardin e jetesës së qytetarëve.
“Kreu i VMRO-së zbulon se shteti ka një masë. TVSH-në për karburantet ta ulë nga 18 në 10 përqind. Ai luan rolin e një mbrojtësi të standardit. Ku ka qenë ai për muaj të tërë?. LSDM, në fillim të krizës, kërkoi masa specifike: TVSH-në për karburantet të bjerë në 5 përqind, akcizën të hiqet menjëherë, TVSH-në për ushqimet bazë të ulet në zero. Jo për kamera. Ata i lanë çmimet të çmendeshin. Ata panë njerëzit të mbushnin rezervuarin me këste dhe të blinin gjysmë shporte. Tani, kur dëmi është bërë, ata dalin me një gjysmë mase dhe kërkojnë duartrokitje”. – thuhet në komunikatën e LSDM-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
