Koncerti i DJ-it, Dejvid Geta, LSDM: 5, 5 milionë euro, kërkojmë sqarim me dokument

13.09.2026 17:17

Lidhja socialdemokrate këkron llogari nga qeveria...

Lidhja socialdemokrate këkron llogari nga qeveria për  mjetet e harxhuara për performancën e DJ-it të njohur botëror Dejvid Getës me rastin e 35 vjetorit të shtetformësisë.

Nëse ekzekutivi nuk i publikon marrëveshjet, llogaritë bankare dhe tërë dokumentacion e nevojshëm, opozita vlerëson se duhet të hapet hetim.

Paratë janë të popullit dhe populli duhet inrformuar për shpenzimin e tyre, thonë nga LSDM.

“Mickoski ka gënjyer qytetarë se manifestimi i pavarasisë do të kushtojë zero denarë. Tani të gjithë e dinë se janë shpenzuar 5, 5 milionë euro. Kaq është lotoja për Mickoskin. Reth 5 milionë euro nga fitimi i pashpërndarë i lotarisë shtetërore dhe 40 milionë denarë nga kompani private. Qeveria tani fsheh dokumente, shuma, marrëveshje, anekse, furnizues.  Të ishte gjhçka e pastër dhe ligjore, nuk do të fshihej. Thelbi është në fshehjen e gjurmëve të parave.” – tha Maja Borozan nga LSDM.

Mickoski: Shteti i kthen parat tek qytetarët

Përgjigjet kryeminsitri Hristijan Mickoski. Thotë se paratë  e buxhetit  i kthen tek populli ndërkaq me rezervat e lotarisë, qeveria  do të  vazhdojë të mbështesë manifestimet kulturore, duke shtuar se në kohën e qeverisë paraparake mjetet nga lotaria buxhetore janë keqpërdorur.

“Kjo qeveri,  të gjithë atë që është pjesë e rezervave të lotarisë shtetërore e kthen prapa tek populli, tek kultura, artistët, dhe, kjo është mënyra e funskionimit të kësaj qeverie dhe këtu u them se do të vazhdojmë  ta bëjmë të njëjtën në vitet që vijojnë. Ka dallim, nuk jemi njësoj, dhe këtu pajtohem me LSDM-në.

Sipas kryeministrit Mickoski ajo që ishte rezervë dhe fitim  i lotarisë shtetërore, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së shumë shpesh përmes furnizimeve të dyshimta i kthente në xhepa privat të disa funksionarëve të lartë, për çka edhe ka procese gjyqësore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)