Maqedoni
Kryeministri Mickoski për vizitë në pikën kufitare Tabanoc
14.09.2026 09:02
Mickoski do të marrë pjesë në një ngjarje në pikën kufitare Tabanoc....

Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në një ngjarje me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të realizuara në kuadër të Dokumentit të Veprimit “BE-ja kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë”, në pikën kufitare Tabanoc.
Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalime kryeministri Mickoski, drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
Në terminalin doganor në Tabanoc, siç është paralajmëruar, do të prezantohen rezultatet e aktiviteteve të financuara nga Bashkimi Evropian përmes Dokumentit të Veprimit IPA 2021, me të cilin është siguruar mbështetje e konsiderueshme për modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të Drejtorisë së Doganave.
Gjithashtu, Drejtorisë së Doganave do t’i dorëzohen 26 automjete të specializuara të financuara nga BE-ja, si dhe pajisje forenzike dhe të teknologjisë informative, në vlerë prej 4 milionë eurosh.
