Maqedoni
Kërkohet paraburgim për kumanovarin që kërcënoi kryeministrin Mickoski në rrjetet sociale
14.09.2026 10:35
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nisur procedurë kundër një 39-vjeçari nga fshati Çerkez

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nisur procedurë kundër një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 5 të Kodit Penal.
I dyshuari, përmes mesazheve në rrjetet sociale, e ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin e RMV-së.
Duke marrë parasysh rrethanat e kryerjes së veprës, rrezikun e arratisjes dhe veçanërisht faktin se i dyshuari figuron si autor edhe i veprave të tjera penale nga fusha e krimit të dhunshëm – dhunë, fajde, si dhe një numër më të madh kundërvajtjesh për prishjen e rendit dhe qetësisë publike – prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas provave të siguruara lidhur me sjelljen e mëparshme të të dyshuarit, bëhet fjalë për një person konfliktuoz, i cili vazhdimisht përfshihet në mosmarrëveshje, kërcënime dhe përleshje fizike. Për këtë arsye, është vlerësuar se ekziston rrezik real që sjelljet e tilla agresive të përshkallëzohen në vepra më të rënda penale, me pasoja që mund të rrezikojnë jetën.
