Botë

Virusi MERS u paraqit edhe në Tajlandë

19.06.2015 09:28

Autoritetet shëndetësore tajlandeze sot kumtuan se në Bangkok është hospitalizuar një shtetas 75-vjeçar nga Omani...

Autoritetet shëndetësore tajlandeze sot kumtuan se në Bangkok është hospitalizuar një shtetas 75-vjeçar nga Omani, i cili të hënën ka ardhur në vend, në mënyrë që të shërohet nga sëmundja e zemrës, për të cilin është pohuar se është infektuar me virusin e rrezikshëm MERS.
 
Menjëherë pas konfirmimit të diagnozës, se pacienti është i infektuar me virusin MERS, tek ne i njohur edhe si Ethet e Nilit, janë izoluar 59 persona nga aeroporti dhe hoteli në Bangkok, të cilët kanë pasur kontakt të drejtpërdrrejtë me të sëmurin.
 
Lajmi për paraqitjen e rastit të parë të të sëmurit me virusin vdekjeprurës jashtë Koresë së Jugut, dukshlm e rriti frikën e popullatës në këtë pjesë të botës. Për të infektuarit nga virusi MERS ende nuk ka ilaç, ndërkaq që është i rrezikshëm ede për njerëzit plotësisht të shëndoshë.
 
Sëmundja, nga Arabia Saudite në Korenë e Jugut është bartur muajin e kaluar, ndërsa deri në mëngjes nga ajo, në këtë shtet lindor aziatik jetën e humbën 24 persona. Gjithsejt janë infektuar 166 persona, ndërsa në karantinë ende ka mbi 5.500 banorë të Seulit dhe qytetet më të afërta./mia