Ekonomi

Derivatet e naftës, rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

14.09.2026 13:38

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime.

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100.50 denarë për litër, ndërsa BS-98 për 102.50 denarë, të dyja me rritje prej 3.50 denarësh.
 
Në anën tjetër, dizeli lirohet për 2 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 99 denarë për litër. Ulja vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSh-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.
 
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet në 109.50 denarë për litër, ndërsa mazuti në 48.243 denarë për kilogram.
 
Nga 15 shtatori 2026, prej orës 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
 
  • EUROSUPER BS-95 – 100,50 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98 – 102,50 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) – 99,00 denarë/litër
  • Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 109,50 denarë/litër
  • Mazut M-1 NS – 48,243 denarë/kilogram