Maqedoni

Pushimet mjekësore, fondi me rregulla të reja dhe kontrolle

14.09.2026 15:00

Fondi i Shëndetësisë do të ndryshojë rregulloren e marrjes së pushimeve mjekësore...

Fondi i Shëndetësisë do të ndryshojë rregulloren e marrjes së pushimeve mjekësore. Parashikohet që të shkurtohet numri i ditëve të pushimit nga shtatë në pesë ditë. Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Zllatko Perinski, thotë se me ndryshimet do të lehtësohet procedura e dhënies së pushimit për personat të cilët janë në pamundësi që të vijnë fizikisht ta marrin.
 
“Konsiderojmë se edhe pesë ditë në të ardhmen do të jenë të mjaftueshme për të siguruar anamnezë shtesë dhe vazhdimin e pushimit mjekësor. Lehtësohet procedura për dhënien e pushimit për ata persona të cilët janë në pamundësi që të vijnë vetë fizikisht që të sigurojnë pushim mjekësor.”, - u shpreh drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Zllatko Perinski.
 
Fondi parashikon të shtrëngojë edhe kontrollet ndaj personave që marrin pushime mjekësore.
 
“Nëse kontrolluesi nuk e gjen në shtëpi personin që është në pushim mjekësor, në këtë rast ai lë dokument, i cili nis iniciativë që personi i njëjtë të paraqitet në komisionin shëndetësor dhe ta thotë përse nuk ka qenë në shtëpi. Gjithsesi do të informohet edhe punëdhënësi.”, - theksoi Perinski.
 
Kohë më parë u raportua se keqpërdorimi i pushimeve mjekësore nga të punësuarit në sektorin publik është tejet i lartë. Vetëm në Ministrinë e Brendshme është keqpërdorur çdo i pesti pushim mjekësor nga gjithsej 514 të kontrolluara.
 
BELINDA KOKA ADEMI