Botë

Indi, nga zjarri në një hotel vdesin 10 persona

19.06.2015 09:43

Policia thotë se së paku 10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi shpërthimit të një zjarri në një hotel në veri të Indisë...

Policia thotë se së paku 10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në veri të Indisë.
 
Policia thotë se zjarri filloi në restorantin e hotelit dhe më pas u shpërnda edhe në pjesë të tjera. Sipas policisë, shkaktari i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik.
 
Ndërkaq, 13 mysafirë të hotelit kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera, teksa janë munduar që të dalin nga ndërtesa e hotelit. Në spital janë shtruar 9 persona të tjerë me lëndime më serioze.