Botë

Tragjedi në Indonezi, anija me 243 persona fundoset - 129 ende të zhdukur

14.09.2026 18:40

Pamjet ajrore kanë dokumentuar përmasat e një prej aksidenteve më të fundit detare në Indonezi...

Pamjet ajrore kanë dokumentuar përmasat e një prej aksidenteve më të fundit detare në Indonezi, pasi anija e pasagjerëve Virgo Transport 8 u përmbys në Detin Java.

Anija po udhëtonte nga Surabaya kur pësoi incidentin dhe u fundos, ndërsa në bord ndodheshin gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë deri tani 108 persona, ndërsa 129 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në zonën ku ndodhi incidenti, ndërsa ekipet po përpiqen të lokalizojnë personat që mungojnë.

Pamjet e marra nga ajri tregojnë përmasat e operacionit dhe zonën ku anija u përmbys, ndërsa autoritetet indoneziane vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit.

Shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat që çuan në përmbysjen e Virgo Transport 8 ende nuk janë bërë të ditura.