Maqedoni
Parashikimi i motit
15.09.2026 08:46
Me diell, me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, lokalisht do të ketë reshje shiu dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperaturë rreth 9 gradë, ndërsa gjatë ditës temperatura do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
