Maqedoni
Kryeministri Mickoski për vizitë pune në SHBA
15.09.2026 09:43
Mickoski ndodhet për vizitë pune në Uashington dhe Nju Jork...

Delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ndodhet për vizitë pune në Uashington dhe Nju Jork, ku janë planifikuar takime të nivelit të lartë në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit. Kreu i Qeverisë do të mbajë fjalim edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë paraqitjes në edicionin qendror të lajmeve, Mickoski tha se për momentin nuk janë planifikuar takime me delegacionin bullgar, por konfirmoi se Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrimet dhe vijat e saj të përcaktuara.
Bashkimi Evropian planifikon gjithashtu një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
