Maqedoni

Takohen kryenegociatorët e vendeve aspirante, të bashkuar për integrimin në BE

15.09.2026 11:57

Kryenegociatorët e 9-të vendeve aspirante për anëtarësim në BE u mblodhën sot në Shkup...

Kryenegociatorët e 9-të vendeve aspirante për anëtarësim në BE u mblodhën sot në Shkup për të përcjellë një mesazh të përbashkët për përkushtimin ndaj integrimit evropian. Ata theksuan unitetin në ambicien për anëtarësim dhe në kërkesën për një proces të drejtë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita. Procesi i integrimit duhet të jetë i dukshëm dhe të nxisë zhvillimin e vendeve aspirante, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, para takimit.
 
“Sot i kemi mbledhur të gjithë kryenegociatorët e shteteve aspirante për integrim në BE për të dhënë një mesazh të përbashkët. Përkushtimi ynë si shtet aspirant është i njëjtë është i përbashkët dhe jemi të unifikuar të në kërkesat tona në ambiciet tona të jemi pjesë e BE-së. Procesi i integrimit në BE duhet të jetë i dukshëm i bazuar në merita dhe duhet të nxitë zhvillim të shtetit si në aspektin e stabilitetit të shtetit ashtu edhe në aspektin e stabilitetit financiar.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali.