Rajon
Kosovë, PDK çon në Kushtetuese formimin e Qeverisë
15.09.2026 12:03
PDK ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e formimit të Qeverisë Kurti 4....

Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e formimit të Qeverisë Kurti 4.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se kjo parti do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çdo vendim që nxirret nga Kuvendi dhe Qeveria, pasi, sipas tij, Kuvendi aktual nuk ka legjitimitet. Tahiri ka kundërshtuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke argumentuar se vendimet e marra në këtë proces duhet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
