Botë
Në Kubë për herë të parë do të hapen zona për internet pa tel për qytetarët
19.06.2015 10:15
Operatori kubanez shtetëror i telekomunikacionit Eteksa kumtoi se prej korrikut do të hapë 35 zona për internet të paguar pa tel...

Operatori kubanez shtetëror i telekomunikacionit Eteksa kumtoi se prej korrikut do të hapë 35 zona për internet të paguar pa tel, të kapshëm për qytetarët. Diç ka e tillë do të nidhë për herë të parë në atë shtet ku qasja drejt internetit është tërësisht e kontrolluar.
Pesë nga ato zona do të jenë në Havanë, ndërsa të tjerat në qytete tjera të mëdha.
Tani për tani nuk është e qartë se cilat tarifa do të ckatohen për internetin pa tel.
Kompania Eteksa do t'i ulë tarifat e internetit në 2 dolalrë për një orë nga 4,5 dollarët paraprak. Rroga mesatare mujore në Kubë është diçka nën 20 dollarë.
Paraprakisht, vendet e vetme me internet ishin hotelet, ku çmimet janë mesatarisht 10 dollarë për një orë./mia
