Maqedoni

Zbardhet një seri vjedhjesh të rënda në pesë qytete, arrestohen dy persona

15.09.2026 12:50

Policia ka zbardhur një seri vjedhjesh të rënda në Koçan, Vinicë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe Probishtip....

Policia ka zbardhur një seri vjedhjesh të rënda në Koçan, Vinicë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe Probishtip. Janë privuar nga liria dy persona nga Koçani, të moshës 26 dhe 43 vjeç, të cilët dyshohen për disa vepra penale të kryera gjatë muajve gusht dhe shtator.
 
Sipas MPB-së, V.Z. (26) dhe D.S. (43) dyshohen se së bashku kanë kryer shtatë vjedhje të rënda në objekte banimi dhe afariste, si dhe tri tentativa për vjedhje të rënda në objekte banimi, objekte afariste dhe automjete. V.Z. dyshohet gjithashtu për veprën penale “pengim i të provuarit”.
 
Gjatë ndërmarrjes së masave, me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se burojnë nga veprat penale në fjalë.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj dy personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.