Botë
Al Kaeda: Belmoktar nuk ka vdekur
19.06.2015 10:34
Rrjeti terrorist Al-Kaida në Afrikën e Veriut mbrëmë mohoi se lideri i tyre Moktar Belmoktar, është vrarë në një sulm ajror amerikan javën e kaluar në Libi...

"Muxhahidi Kaled Abu el-Abas është ende gjallë e shëndosh, theksohet në deklaratën e organizatës Al Kaeda në Magrebin Islamik të vendosur në internet, duke përdorur emrin me të cilin Belmoktar është i njohur në qarqet xhihadiste.
Në të njëjtën deklaratë theksohet se "objektivi i vërtetë i sulmeve ajrore, ishin luanët libiane (grupi kryengritës libian).
Katër ditë më parë, lajmi kryesor i agjencive të mëdha botërore ishte se ekstremisti algjerian, veterani i Al Kaedës Belmoktar, është vrarë në sulmin ajror amerikan në Libi./mia
