Maqedoni
Integrimi evropian, kandidatët duan zgjerim me merita dhe reforma
15.09.2026 14:14
Vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian presin që procesi i pranimit të jetë transparent dhe i bazuar në reformat dhe meritat e zbatuara....

Vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian presin që procesi i pranimit të jetë transparent dhe i bazuar në reformat dhe meritat e zbatuara. Kjo u theksua nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të takimit me kryenegociatorët e nëntë vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Përkushtimi ynë si shtet aspirant është i njëjtë, i përbashkët dhe jemi të unifikuar në kërkesat tona ambiciet tona që të jemi pjesë e Unionit Evropian. Procesi i integrimit në Unionin Evropian duhet të jetë i dukshëm, duhet të jetë i bazuar në merita dhe duhet të nxitë zhvillim të shtetit si në aspektin e stabilitetit shtetëror, ashtu edhe në aspektin e stabilitetit financiar.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Bekim Sali.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian tani zë një vend qendror në agjendën politike evropiane, por ky moment politik duhet të përmbushet me zbatimin e reformave.
“Besueshmëria e procesit të zgjerimit do të matet me reformat që vendet zbatojnë, me forcimin e përbashkët të institucioneve dhe me përmirësimin e kushteve për qytetarët.”, - theksoi zëvendësshefi i Delegacionit Evropian në RMV, Ben Nupnau.
“Takimi i sotëm dërgon një mesazh politik. Pavarësisht kushteve dhe fazave të ndryshme kombëtare të integrimit evropian, Ballkani Perëndimor dhe partnerët lindorë ndajnë aspiratën drejt Bashkimit Evropian dhe duan të përfitojnë nga dialogu i ndërsjellë.”, - u shpreh ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler.
Bashkëpunimi rajonal është një pjesë e domosdoshme e përpjekjeve për reforma kombëtare, përfundoi takimi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
