Botë

Ukrainë, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme

15.09.2026 14:49

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte....

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte. Këto sulme ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën mbrëma se Moska dhe Kievi ishin pajtuar të mos i sulmonin objektet energjetike të njëra-tjetrës. Në Kiev është goditur një pikë karburanti, ndërsa Moska raporton për sulme ndaj një rafinerie nafte në rajonin e Samaras dhe një magazine në Taganrog. Ndërkohë, një avion i NATO-s rrëzoi një dron mbi Lituani, i cili me shumë gjasë kishte ardhur nga Bjellorusia. Në Vilnius dhe rrethinat e tij u aktivizua alarmi për sulm ajror.
 
“Duke pasur parasysh se Rusia po e intensifikon agresionin ndaj Ukrainës, kjo gatishmëri është e një rëndësie jetike për rajonin tonë.”, - deklaroi presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.
 
Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të përmbahet, por kërkon garanci se Moska do ta respektojë marrëveshjen.
 
“Nëse partnerët tanë janë të gatshëm të garantojnë vullnetin e sinqertë të Rusisë për të mos sulmuar rrjetin tonë elektrik, objektet tona të tjera energjetike, infrastrukturën kritike apo transportin e ushqimit, atëherë ne, natyrisht, jemi të gatshëm të sigurojmë një përmbajtje të ngjashme në sulmet tona.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Kremlini deri tani nuk ka konfirmuar nëse do të marrë të njëjtin angazhim për përmbajtje.
 
FITORE NAGAVCI