Maqedoni

QMK: Të gjitha zjarret në vend janë shuar

15.09.2026 15:15

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, në ambiente të hapura janë regjistruar 24 zjarre, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, në ambiente të hapura janë regjistruar 24 zjarre, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Deri në orën 07:30 të mëngjesit nuk ka zjarre aktive, pasi që 23 janë shuar plotësisht, përderisa ka mbetur vetëm një zjarr që është vënë nën kontroll në zonën e fshatit Belica, në Komunën e Makedonski Brodit dhe i njëjti më pas u përhap drejt Jasenit në Komunën e Sopishtes.
 
Sa u përket 23 zjarreve të shuara, disa ishin në bimësi të ulët dhe disa në mbeturina, barishte të thara dhe zona pyjore. 
 
Zjarre ka pasur në Shuto Orizar, Ilinden, Gazi Babë, Mogill, Novac, Krushevë, Strumicë, Novo Sellë, Bosillov, Strugë, Veles, Shën Nikollë, Shtip, Vinicë, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër dhe Vrapçisht. 
 
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se me uljen e temperaturave, pritet edhe ulja e numrit të zjarreve, megjithatë mbetet apeli te qytetarët që të kenë kujdes të mos shkaktojnë zjarre nga pakujdesia. 
 
GYLTENE SINANI