Botë
Ramush Haradinaj mbetet në Slloveni
19.06.2015 10:58
Gjykata në Kranj ka vendosur që Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni, duke marrë parasysh se Gjykata...

Gjykata në Kranj ka vendosur që Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni, duke marrë parasysh se Gjykata duhet ta procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.
Gjykata ka kumtuar se e ka marrë "ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës", transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA.
Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet.
Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës. Fletë arrestin për në Interpol me akuzë për krime lufte në Kosovë e kishte parashtruar Serbia./mia
