Propozohet që nënat e punësuara në Maqedoninë e Veriut të marrin rimbursim 100% të tatimit personal

15.09.2026 17:06

Nënat që janë të punësuara në Maqedoninë e Veriut...

Nënat që janë të punësuara në Maqedoninë e Veriut do të marrin një ndihmë të konsiderueshëm financiare përmes një rimbursimi të plotë të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar nga pagat e tyre.

Kjo është risia kryesore e parashikuar nga ndryshimet dhe plotësimet e reja në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, të cilat tashmë janë dorëzuar në procedurën parlamentare.

Me këtë zgjidhje ligjore, në vend të futjes së përfitimeve të reja shtesë sociale ose pagesave të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit, mbështetja do të realizohet përmes një rimbursimi prej 100 përqind të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar tashmë. Në të njëjtën kohë, mekanizmi ekzistues për llogaritjen dhe pagesën e taksës ruhet plotësisht, gjë që rrit drejtpërdrejt të ardhurat mujore të disponueshme të familjeve.