Vuçiq më 27 shtator dorëhiqet nga presidenca

15.09.2026 20:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të japë dorëheqje më 27 shtator dhe do të nisë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Siç është bërë e ditur, ai do të kryesojë listën “Serbia e Bashkuar”, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

Vuçiqi ka paralajmëruar se gjatë fushatës do të organizojë tubime në të gjithë Serbinë, si dhe një debat televiziv me bartësin e listës studentore.

Lista Studentore, prezantoi 250 kandidatët për deputetë

Ndërkohë “Lista Studentore, Studentët fitojnë” prezantoi 250 kandidatët e saj për deputetë, të cilën e kryeson kardiologu Ilija Sërdanoviq.

“Pres fitoren, asgjë tjetër, sepse nëse studentët nuk fitojnë, të gjithë do të humbasim.”, - tha banori i Beogradit, Aleksa Aksiq.

“Të gjithë ata që erdhën këtu presin ndryshim, ndryshim të këtij sistemi. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse t’i mbështesim këta të rinj.”, - tha banori i Beogradit, Aleksandar Radosheviq.

Përveç bartësit të listës, Ilija Sërdanoviq, në mesin e kandidatëve të Listës Studentore janë edhe profesorë, mjekë, artistë, aktivistë dhe sportistë, ndër ta edhe ish-reprezentuesi, Dejan Bodiroga. (Fitore Nagavci, TVM2)