Maqedoni

Parashikimi i motit

16.09.2026 08:43

Me diell dhe vranësira të pakta, pasdite kushte për reshje të shkurtra shiu...

Sot pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa vende, veçanërisht në orët e pasdites, do të ketë kushte për reshje të dobëta dhe të shkurtra lokale të shiut.
 
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 6 deri në 14 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga 22 deri në 29 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 23 gradë.
 
Në periudhën e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e pasdites, lokalisht do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu.