Maqedoni

Shpallet konkursi për financimin e përkthimit dhe botimit të veprave të autorëve vendas në gjuhë të huaja për vitin 2026/2027

16.09.2026 09:22

Konkursi përmban buxhet të përcaktuar qartë, si dhe kushte, standarde dhe kritere të përcaktuara...

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur Konkursin për financimin e përkthimit dhe botimit të veprave të autorëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në gjuhë të huaja për vitin 2026/2027.
 
Konkursi përmban buxhet të përcaktuar qartë, si dhe kushte, standarde dhe kritere të përcaktuara, të cilat synojnë të sigurojnë një model më transparent të mbështetjes, trajtim të barabartë dhe menaxhim të përgjegjshëm të mjeteve buxhetore.
 
Qëllimi i konkursit është të nxitet afirmimi ndërkombëtar i letërsisë maqedonase, të rritet qasja e lexuesve të huaj në veprat e autorëve vendas dhe të avancojë bashkëpunimi kulturor me botues ndërkombëtarë.
 
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm botuesit e huaj, veprimtaria e të cilëve përfshin botimin e librave. Përmes konkursit do të mbështeten përkthimi dhe botimi i prozës artistike, poezisë, dramës, eseve, letërsisë për fëmijë, si dhe antologjive dhe përzgjedhjeve të tjera letrare të dedikuara për një publik më të gjerë.
 
Ministria do të marrë pjesë në financimin e shpenzimeve për përkthimin e veprave të përzgjedhura, me mbështetje deri në 300 mijë denarë për projekt, ndërsa shpenzimet për shtypjen, promovimin dhe shpërndarjen nuk do të financohen.
 
Konkursi do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit, ndërsa komisioni profesional do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara në dy afate: në tetor të vitit 2026 dhe në mars të vitit 2027.
 
Aplikimet dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen në format PDF në adresën elektronike [email protected].
 
Konkursi për financimin e përkthimit të veprave përfaqësuese dhe cilësore të letërsisë maqedonase në gjuhë të huaja, i krijuar në vitin 2013, paraqet një instrument të rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të letërsisë maqedonase dhe afirmimin e autorëve vendas jashtë vendit.
 
Përmes kësaj mase, Ministria e Kulturës dhe Turizmit vazhdon mbështetjen për letërsinë maqedonase dhe afirmimin e saj ndërkombëtar, duke synuar ligjshmëri, llogaridhënie dhe mbështetje konkrete për vepra dhe projekte me vlerë kulturore dhe rëndësi për promovimin e letërsisë maqedonase jashtë vendit.