Botë

Danimarkë, zgjedhjet i fiton blloku opozitar

19.06.2015 11:35

Koalicioni i partive opozitare në Danimarkë arriti të fitojë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat përfunduan me një rezultat të ngushtë...

Grupi i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga ish-kryeministri, Lars Lokke Rasmussen, i cili e udhëhoqi vendin mes viteve 2009-2011, mundi koalicionin e qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministrja, Helle Thorning-Schmidt, megjithëse partia e saj ishte më e votuara në zgjedhjet e fundit.

Partia Socialdemokrate e kryeministres aktuale doli partia më e madhe nga zgjedhjet, sipas mediave daneze, me 26.3% të votave, por së bashku me aleatët e koalicionit nuk arriti të krijonte shumicën.

Partia Popullore daneze mori 21.1% të votave, ndërsa partia Liberale e Danimarkës, e cila udhëhiqet nga Rasmussen, u rendit e treta, me 19.5% të votave.