Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
16.09.2026 09:52
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
