Maqedoni

Forum biznesi Maqedoni-Austri në Shkup

16.09.2026 11:13

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Departamenti Tregtar pranë Ambasadës së Austrisë në Shkup – Advantage Austria, organizojnë forum biznesi Maqedoni-Austri.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Departamenti Tregtar pranë Ambasadës së Austrisë në Shkup – Advantage Austria, organizojnë forum biznesi Maqedoni-Austri.
 
Në forum do të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, ndërsa mes folësve do të jetë edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
 
Në fokus të forumit do të jenë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe lidhje afariste ndërmjet kompanive.