Botë
Hagë, qytetarë të shumtë para dhomave të gjykatës
16.09.2026 12:02
Në Hagë janë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës....

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë janë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të mbledhur para Gjykatës Speciale, policia holandeze ende nuk ka lejuar hyrjen e të gjithë familjarëve dhe mediave në objekt për ta përcjellë seancën. Një pjesë e familjarëve tashmë janë futur brenda objektit, ndërsa të tjerët, së bashku me përfaqësues të mediave, vazhdojnë të presin. Ndërkohë, policia që po kujdeset për rendin dhe sigurinë pranë objektit u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të largohen nga ndërtesa dhe të shkojnë në vendin e caktuar për tubim. Policia ka paralajmëruar se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t'u larguar, mund të përdoret edhe forca.
