Botë
Shembet ndërtesa e dëmtuar në Gazë, të paktën 12 të vdekur, mes tyre katër fëmijë
16.09.2026 12:31
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë katër fëmijë, pasi një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza City...

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë katër fëmijë, pasi një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza City, ku ishin strehuar familje palestineze të zhvendosura, u shemb. Sipas spitalit “Shifa”, 15 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa dhjetëra njerëz besohet se kanë mbetur të bllokuar ose të zhdukur nën rrënoja.
Ndërtesa strehonte rreth gjashtë familje të zhvendosura dhe ishte dëmtuar rëndë gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas raportimeve, për gjendjen e saj të rrezikshme kishte pasur paralajmërime më herët. Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për kërkimin e personave të bllokuar. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e saj të mërkurën. Rasti vjen në një situatë ku pjesa dërrmuese e ndërtesave në Gazë është dëmtuar ose shkatërruar gjatë konfliktit.
