Botë
Obama: legjislacioni për armë të kalojë në kongres
19.06.2015 12:44
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka sulmuar sistemin e bllokuar politik, i cili ka pamundësuar adresimin e dhunës që shkaktohet nga përdorimi i armëve të zjarrit...

Një ditë pasi ShBA-të u bënë dëshmitarë të një krimi të rëndë, ku u vrarë 9 persona me ngjyrë në një kishë në Charlston, Obama ka shprehur frustrimin e tij, që nuk ka mundur të sjellë ndryshimin që e kishte premtuar që 7 vjet.
Megjithëse ai e ka luftuar “fuqishëm”, sistemi vazhdon të jetë “i prishur”, u ka thënë ai donatorëve demokratë, në një ngjarje të organizuar në Kaliforni.
Obama ka kërkuar që të kalojë legjislacioni për armë, por kongresistët amerikanë kanë dështuar që të mbledhin votat e duhura për shkak të kundërshtimit të madh të lobistëve të armëve.
