Financimi i korridorit 8 dhe 10, MT: Realizohet përmes huamarrjeve, apo granteve

16.09.2026 15:44

Qeveria e vendit gjatë vitit 2024 për korridorin 8 dhe 10 është përballur me vështirësi...

Qeveria e vendit gjatë vitit 2024 për korridorin 8 dhe 10 është përballur me vështirësi të shumta në drejtim të financimit të këtyre projekteve, dhe kjo ishte e bërë nga qeverisja e kaluar, thekson ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski. Sipas këtij të fundit, vështirësitë kanë qenë në drejtim të asaj se për këto dy projekte, qeverisja e kaluar nuk kishte siguruar financim të projektit, dhe një politikë e tillë e asaj qeverie nuk është realizuar nga asnjë qeveri në Evropë. 
 
“Gjatë vitit 2024 jemi përballuar me faktin se për korridoret 8 dhe 10, nuk ishte siguruar financimi i projektit. Përse këtë nuk e kanë bërë nuk e di, por ajo ka qenë politikë e asaj qeverie dhe praktikë që asnjë qeveri në Evropë nuk do ta kishte bërë. Prandaj, për ne ishte e rëndësishme që për këto projekte të realizohet dhe sigurohet projektimi i financimit, ndërsa kjo formë realizohet përmes huamarrjeve apo granteve. Huamarrjet zakonisht merren nga Bankat Komerciale, ndërsa në lidhje me huamarrjen që e kishim realizuar gjatë verës përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, ishte kthyer për 20 ditë.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
 
Nikollovski po ashtu theksoi se edhe për Autostradën Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Bokojçan, mjetet janë siguruar përmes kësaj metodologjie.
 
“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për momentin është duke i realizuar pesë seksione autostradash, ndërsa tash do ta fillojnë edhe aksin e gjashtë. Rruga e financimit të këtyre projekteve të mëdha infrastrukturore është përmes financimit të projekteve, dhe nëse i shikoni të gjitha projektet janë me projekt të financimit, ashtu ishte edhe autostrada Shkup-Bllacë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo në gjuhën popullore të themi kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por me të njëjtën po realizohet edhe projekti Kërçovë – Bokojçan.”, - theksoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
 
Për ministrin Nikollovski prioritet kryesor i kësaj Qeverie është forcimi i kompanive vendore, siç është rasti i ndërtimit të disa akseve rrugore, ku ndërtojnë kompani vendore, por edhe hapi i financimit të projekteve komunale nga ana e Qeverisë. 


FITIM KRYEZIU