Grenell për aktgjykimin ndaj Thaçit: Është skandaloz
Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit...

Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenell e ka cilësuar dënimin për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë si “skandaloz”, duke kritikuar gjyqtarët dhe prokurorin amerikan të çështjes.
“Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike”, ka shkruar Grenell në platformën X.
Ai ka deklaruar se këto gjykata duhet të çfinancohen dhe u ka bërë thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm amerikan Todd Blanche që të veprojnë.
Grenell i ka bërë thirrje edhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa për shpërbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.
