Maqedoni

Shkupi, Tirana dhe Beogradi, qytete me standard më të lirë në Evropë

19.06.2015 13:36

Kryeqyteti i Angolës, Luanda, është qyteti më i shtrenjtë në botë, tregojnë sondazhet e fundit, ndërsa Zyrihu është qyteti më i shtrenjtë evropian...

Kryeqyteti i Angolës, Luanda, është qyteti më i shtrenjtë në botë, tregojnë sondazhet e fundit, ndërsa Zyrihu është qyteti më i shtrenjtë evropian, ndërkohë që qytetet ballkanike janë në mesin e më të lirëve.

Sipas këtij studimi, qyteti më i lirë evropian është Shkupi, ndërsa pak më të shtrenjtë nga kryeqyteti maqedonas janë kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsku, kryeqyteti gjeorgjian, Tbilsi, Sarajeva, Beogradi, Tirana dhe kryeqyteti i Armenisë, Jerevan.

Hulumtimi i bërë nga kompania globale konsulente, “Mercer”, tregon edhe se qytete të tjera të shtrenjta në botë janë: Hong Kongu, Zyrihu, Singapori, Gjeneva, Shangai, Pekini, Seul, Berni dhe kryeqyteti i Çadit.

Sipas listës së “Mercer” për kostot e jetës për 2015, qytetet më të lira në botë janë kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, kryeqyteti i Namibisë, pastaj Karachi dhe Tunis. Qytetet më të lira të rajonit janë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, i cili zë vendin e 196, Sarajeva zë vendin e njëjtë, ndërsa Shkupi ndodhet në pozitën e 203 nga shtrenjtësia.

Rezultatet janë mbledhur në bazë të çmimeve të ushqimit dhe shërbimet e blera nga të huajt gjatë vizitës të qyteteve që ishin në këtë listë prestigjioze. Ekspertët e Kompanisë “Mercer” kanë krahasuar parametra të tillë si kostoja e strehimit, transportit, ushqimit, veshjes, pajisjeve në shtëpi dhe argëtim.

Kjo kompani për shumë vite kryen hulumtime mbi kostot e jetesës në 200 qytete në mbarë botën, në mënyrë që njerëzit që duan të udhëtojnë të kenë njohuri më të mirë të kostove të qyteteve në botë.