Maqedoni
Parashikimi i motit
17.09.2026 08:49
Me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga 25 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.
